Roma po e transferon ‘Milinkoviç-Savicin’ e ri

00:08 | 21 Dhjetor 2018

Gjigantët e Serie A Roma njoftohet se është afër të nënshrkuaje me ‘ Sergej Milinkovicin e ri’ nga pala belge Genk.

Giallorossi kanë kaluar një sezon zhgënjyes në Serie A dhe aktualisht qëndrojnë në vendin e shtatë në Serie A, por aktualisht janë vetëm tre pikë nga vendi i katërta, pozitë kjo që e mban Milani.

Corriere dello Sport deklaron se Roma po kërkojnë të nënshkruajnë me yllin e Genk Sander Berge, i cili gjithashtu quhet ‘Sergei i ardhshëm Milinkoviç-Saviç’ dhe gjithashtu ka tërhequr interes nga Fiorentina, përcjell ORAinfo.

Roma është e prirur të forcojnë skuadrën e tyre në dritaren e ardhshme të transferimit të janarit dhe ta shohin Bergen si dikush që me siguri mund të përmirësojnë anën e tyre.

Ata janë duke kërkuar të kalojnë Fiorentinën në garën për norvegjezin dhe tashmë kanë hartuar plane për ta bërë këtë.

20-vjeçari është shfaqur në 15 ndeshje në ligë për Genk, duke ndihmuar një herë dhe ka bërë paraqitje në UEFA Europa League, duke shënuar dy herë. /ORAinfo/

Komento: