Roman Abramovich ka kërkuar takim urgjent me përfaqësuesit e Messit

19:32 | 06 Gusht 2021

Bota e futbollit është e tronditur që pasditen e djeshme, kur Barcelona njoftoi se Leo Messi nuk mund të vazhdojë me Barcelonën. Klube të ndryshme filluan të tingëllonin si destinacione të mundshme për 34-vjeçarin 6 herë fitues i Topit të Artë.

Paris Saint Germain, Manchester City dhe Inter Miami u shfaqën si alternativa për vijimin e karrierës së argjentinasit, por këtë të premte ka dalë në skenë një tjetër klub i fuqishëm, si Chelsea, me pronar manjatin rus, Roman Abramovich.

Klubi londinez ditët e fundit ka bërë përpjekje të mëdha për t’i shkëputur Romelu Lukakun Interit, por zhvillimi i papritur në klubin e Barcelonës ka shtyrë Abramovichin të kërkojë takim urgjent me përfaqësuesit e Pleshtit”, nëpërmjet një ndërmjetësi anglez, për të filluar negociatat.

Kampioni aktual i Evropës e di se kjo luftë po fillon në inferioritet ndaj PSG -së, por blutë e Londrës kanë likuiditet për t’u përballur me nënshkrime të mëdha.

Në fakt, Chelsea konsiderohet konkurrent i fortë i Realit të Madridit për Haaland, që të paktën edhe një sezon duket se do të qëndrojë te Dortmundi.

Ideja e Chelsea-t është të përparojë në negociatat me Interin për të blerë sulmuesin belg dhe në të njëjtën kohë të dëgjojë pretendimet e Leo Messit.

Komento: