Ronald Koeman thyen heshtjen, flet për të ardhmen e sulmuesit Luis Suarez

23:59 | 20 Gusht 2020

Koeman tashmë ka folur për të ardhmen e Suarezit.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thyer heshtjen duke folur për të ardhmen e sulmuesit Luis Suarez.

Dështimi i Barcelonës këtë sezon duke mos fituar asnjë trofe ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për një revolucion të madh, duke larguar lojtarët e ‘paprekshëm’.

Në këtë listë është i përfshirë edhe Luis Suarez, i cili në sezonet e fundit ka qenë ‘hija’ e Suarezit që jemi mësuar ta shohim.

Koeman është i vetdijshëm që uruguaiani nuk ka të ardhme në ‘Camp Nou’, duke thënë: “Suarez të kthehet në Ajax? Nëse kjo ju bën të lumtur, atëherë është në rregull”.

33-vjeçari duket se do të rikthehet te ish-klubi i tij në Holandë, pasi edhe Barca nuk llogarit më te ai.

Komento: