Ronaldo apo Messi? Iniesta befason me përgjigjen

18:31 | 04 Korrik 2020

Andres Iniesta me lëvdata për Lionel Messi.

Ikona e Barcelonës, Andres Iniesta, ka dhënë disa komente lidhurm me lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi si dhe krahasimin që atij i bëhet me Cristiano Ronaldo.

Sipas fjalëve të ish mesfushorit katalan, Messi është ‘tjetër gjë’ dhe është i pakrahasueshëm me lojtarët tjerë.

“Leo është tjetër, ipaarritshëm. Pastaj, të gjithë kanë preferencat e tyre”, ka thënë Iniesta, i pyetur për krahasimin Messi – Ronaldo, transmeton lajmi.

“Ne na pëlqejnë krahasimet, por për mua, ata nuk janë të krahasueshëm. Edhe nëse shënojnë numrin e njëjtë të golave. Për mua, Messi është numri 1, sepse ai ka të gjitha. Pasimet, asistimet, driblimet, golat, shpirtin e skuadrëS”, ka shtuar spanjolli.

“Ai di si të jetë vendimtar thuajse në secilën ndeshje, dhe ai e ka bërë për vite. Unë kurrë nuk kam parë lojtar më vendimtar dhe më të fortë se Messi”, ishin fjalët e Iniesta.

Sigurisht, Ronaldo është gjithmonë aty kur flitet për më të mirët, pasi dihet se ka 5 topa të artë në bagazhin e tij, një më pak sesa Leo Messi, që këtë sezon për herë të gjashtë luan si lojtari më i mirë në botë (i shpallur).

Komento: