Ronaldo befason të gjithë me deklaratën e fundit

18:15 | 26 Dhjetor 2019

Cristiano Ronaldo me deklaratë të papritur.

Ai thotë se nuk pret që të bëhet trajner pasi të dalë në pension, por nuk është i gatshëm ta përjashtojë mundësinë plotësisht.

Portugezi është akoma në formë pavarësisht moshës (34 vjeç), duke shënuar 12 gola në 21 paraqitje për Juventus këtë sezon.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë tha në gusht se ai nuk e di se kur do t’i japë fund karrierës së tij, duke thënë se ai ose mund të tërhiqet në fund të sezonit ose të vazhdojë deri në moshën 40-vjeçare, përcjell lajmi.net.

“Tani për tani, unë nuk jam i interesuar të bëhem trajner, por mbase një ditë do të mërzitem dhe do të ndihem se kam nevojë”, tha ai për DAZN Italy. “Kurrë mos thuaj kurrë”.

“Nëse do të bëhesha trajner, unë do të isha motivues, trajneri duhet t’ia kalojë pasionin dhe talentin e tij skuadrës. Për shembull, më pëlqen të argëtohem, të dribloj, të godas, të shënoj gola. Këtë duhet ta kaloj te ekipi , si motivues”.

Komento: