Ronaldo deklarohet pas golit nga gjuajtja e lirë

22:57 | 04 Korrik 2020

Ronaldo ka shënuar sot një gol nga gjuajtja e lirë.

Cristiano Ronaldo ka shënuar sot golin e parë nga gjuajtja e lirë në Serie A.

Ylli portugez i Juventus vite më parë ishte nga ekzekutuesit më të mirë të gjuajtjeve të lira, por së fundmi ka humbur efikasitetin.

Që nga transferimi te Juventus, Ronaldo nuk kishte shënuar gol nga gjuajtja e lirë në Serie A, por sot e bëri një gjë të tillë. Ky gol duket se i nevojitej shumë lojtarit.

“Unë vërtetë kisha nevojë për atë gol nga gjuajtja e lirë, që të mund të ktheja vetbesimin”, ka thënë Ronaldo për ‘Sky Sport Italia”, transmeton lajmi.

“Ne e dinim se do të ishte ndeshje e vështirë, por ne punuam shumë, fituam dhe tani jemi duke vendosur presion mbi Lazion. Ne kemi arritur objektivin sot”, ka shtuar pesë herë lojtari më i mirë në botë.

Kujtojmë se Ronaldo shënoi gol nga gjuajtja e lirë pas 43 tentimeve të parealizuara.

Komento: