Ronaldo e mposht sërish Messin

23:19 | 27 Gusht 2021

Ronaldo e mposht Messin.

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United ishte lajmi i ditës në të gjitha mediat botërore.

Njoftimi (tweet) i Manchester United për blerjen Cristiano Ronaldos e ka kaluar tweet-in e zyrtarizimit të Leo Messit te Paris Saint-Germain brenda 60 minutave.

Tanimë, tweeti i “Djajve të Kuq” është tweet-i më i pëlqyer i çdo lajmi sportiv në vetëm një orë.

Ronaldo u rikthye në “Old Trafford”, pas 12 viteve.

Komento: