Ronaldo ka besim se në vikend do jetë lojtar i Man Cityt

20:58 | 24 Gusht 2021

Mediumi më i madh francez, “L’Equipe” ka hedhur ‘bombën’ për të ardhmen e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo ishte në stol në takimin e parë ndaj Udineses, derisa mediat raportonin se ishte kërkesë e veçantë e lojtarit ngase dëshiron largimin, transmeton lajmi.

L’Equipe tani raporton se Man City me vërtet është duke konsideruar transferimin e CR7 në “Etihad”.

Mediumi francez bën të ditur se Ronaldo ka besim që këtë vikend do kompletojë kalimin te “Qytetarët”, ngase edhe ka biseduar me disa lojtarë të skuadrës angleze.

Transferimi do jetë i komplikuar, por City mund të përdor lojtarët e tjerë si Bernardo Silva ose Aymeric Laporte në formë shkëmbimi.

Mirëpo, prioritet te City mbetet Harry Kane, nëse Tottenham siguron shërbimet e anglezit, atëherë do heqin dorë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Komento: