Ronaldo në karantinë, Juventus merr këtë vendim për të ardhmen e tij

15:50 | 15 Mars 2020

Juventus po planifikon rinovimin e kontratës me Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez do të ketë mundësi ta vazhdojë aventurën e tij në Serie A, sipas raportimeve të fundit.

‘AS’ raporton se Juventus po përgatit ofertën e re dy vjeçare për Ronaldo.

Sulmuesi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2022,, por ‘Biankoneri’ duan ta zgjasin qëndrimin e tij në ‘Allianz Stadium’, deri në vitin 2024 së paku.

Nëse Ronaldo arrin marrëveshje, ai do të jetë 39 vjeç gjatë kohës kur lë Juventusin, që do të thotë se ai mund të luaj ndeshjet e fundit në Torino.  

Komento: