Ronaldo shokon Romën me fjalët e fundit

23:28 | 08 Janar 2020

Cristiano Ronaldo, është i njohur për një sjellje të lartë dhe këmbim të fanellave gjatë ndeshjeve, por ai nuk do ta bëjë atë nëtë Dielën ku Juventus luan me Romën.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka një mospëlqim të rrënjosur pët Giallorossët që zgjati që kur luajti për Manchester United,përcjell ORAinfo.

United u përball me Romën në Ligën e Kampionëve në 2007 me skuadrën angleze që fitoi në ndeshjen e dytë të çerekut të fundit 7-1, duke kaluar 8-3 në total.

“Kur ishte 6-0, ata më kërkuan të ndalesha, një kundërshtar më lutej të ndaloja të dribloj. Të tjerët kërcënuan se do të më lëndonin.

“Roma? Nuk ka asnjë lojtar me të cilin do të këmbeja një fanellë”, ka pohuar portugezi./ORAinfo/

Komento: