Ronaldo thyen edhe një rekord, bëhet futbollisti i parë miliarder

12:05 | 05 Qershor 2020

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder.

Cristiano Ronaldo është bashkuar zyrtarisht në klubin e miliarderëve përkrah sportistëve tjerë si Floyd Mayëeather dhe Tiger Woods, duke u bërë lojtari i parë i futbollit që arrin të bëhet miliarder.

35-vjeçari, i cili u emërua futbollisti më i paguar në planet në vitin 2020, sipas Forbes, është gjithashtu atleti me fitimet më të larta pasi bëri dy milionë euro vetëm përmes Instagramit.

Me gjithsej 429.3 milionë ndjekës në të gjitha platformat e mediave sociale, si dhe një pagë së bashku me shpërblime që shkon te 65 milionë dollarë te Juventusi, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar në sport.

Tani, sipas The Sun, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Real Madridit është bërë miliarderi i parë i futbollit para rivalit Lionel Messi, i cili gjithashtu pritet të arrijë këtë shifër vitin e ardhshëm.

Ronaldo fitoi gjithsej 105 milionë dollarë për vitin 2020, që përfshinte 45 milionë dollarë nga Nike, Altice, Herbalife dhe marka e tij CR7, dhe bëri 1 milion dollarë më shumë sesa Messi, i cili fitoi 32 milionë dollarë nga reklamat e ndryshme dhe 72 milion dollarë nga paga dhe bonuset.

Roger Federer, një fitues i 20-të çmimeve Grand Slam, mori vendin e parë në listën më të fundit të Forbes, me një fitim vjetor prej 106.3 milionë dollarë.

Neymar, LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Tiger Woods, Kirk Cousins dhe Carson Wentz përbëjnë dhjetëshen e parët, ndërsa emra si Tyson Fury, Leëis Hamilton, Conor McGregor dhe Anthony Joshua mbeten në poshtë në listë.

Komento: