Ronaldo tregon se kur do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

23:51 | 22 Tetor 2021

Ronaldo flet për pensionimin nga kombëtarja portugeze.

Cristiano Ronaldo ka hequr dorë nga sugjerimet se ai mund të tërhiqet nga detyra ndërkombëtare me Portugalinë.

Sulmuesi nuk ka ndërmend të tërhiqet nga skena ndërkombëtare dhe beson se ai ende mund të fitojë trofe në Old Trafford.

Portugezi, i cili ka qenë një nga shkëndijat më të forta për një fillim të ngadaltë për Manchester United këtë sezon, po i afrohet me shpejtësi ditëlindjes së tij të 37-të.

Por edhe me kalimin e viteve, ai thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga skena ndërkombëtare, ndërsa shtoi se beson se United mund të pretendojë ende trofe në Old Trafford këtë sezon.

“Pse? Mendoj se nuk është ende koha ime,” tha Ronaldo për ‘Sky Sports News’ kur u pyet nëse ai po mendonte të pensionohej nga kombëtarja. “Nuk është ajo që njerëzit duan, është ajo që unë dua.

“Është kur ndjej se nuk jam i aftë të vrapoj, të dribloj, të gjuaj, nëse fuqia është zhdukur.. por unë ende i kam ato gjëra kështu që unë dua të vazhdoj sepse jam ende i motivuar. Është fjala kryesore – [i motivuar] të bëj gjërat e mia, t’i bëj njerëzit të lumtur dhe familjen time, fansat dhe veten time. Dua ta vendos nivelin edhe më lart.

“Ju flisni për Portugalinë, por në Ligën e Kampionëve unë kam më shumë gola, më shumë fitore, asistime.. gjithçka. Por unë dua të vazhdoj. Më pëlqen të luaj futboll. Ndihem mirë që i bëj njerëzit të lumtur.”

Diku tjetër, Ronaldo gjithashtu ka reflektuar mbi ecurinë e trazuar të formës së United dhe ka mbështetur bashkëlojtarët e tij që të bashkohen dhe të arrijnë qëllimet e tyre.

“Ne jemi në një moment për mendimin tim që Manchester (United) bën disa ndryshime; ata më blenë mua, ata blenë (Raphael) Varane dhe (Jadon) Sancho,” shpjegoi më tej 36-vjeçari.

“Përshtatja do të marrë kohë, madje edhe sistemi i lojës që ne luajmë, por mendoj se hap pas hapi duhet ta vendosim në mendje se gjithçka është e mundur.

“Unë nuk flas vetëm për gjërat e mia individuale, unë e vendos kolektivin në vend të parë. Për të fituar gjërat si kolektive, është më e lehtë të fitosh gjëra individuale, kështu që unë e besoj këtë dhe ende mendoj se është e mundur.”

Ronaldo do të shpresojë të ndihmojë Unitedin të fitojë këtë fundjavë, kur ata luajnë me siguri ndeshjen e tyre më të madhe të kampanjës kundër Liverpoolit.

Portugezi do të kryqëzohet me rivalin historik të ‘Djajve të Kuq’ në një derbi veriperëndimor që mund të ketë një efekt të madh në trajektoren e garës për titull në Premier Ligë.

Komento: