Rooney kthehet në fubollin anglez, zbulon ekipin e ri

20:42 | 30 Dhjetor 2019

Legjenda e Manchester United, Ëayne Rooney, rikthehet në futbollin anglez.

Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave tek United, i cili mban këtë rekord edhe me Anglinë, po përgatitet që të kthehet në futbollin anglez.

Rooney është duke u përgatitur që të kthehet në Championship, tek skuadra e Derby County, transmeton lajmi.

Që kur kontrata e tij me DC United ka skaduar ,lojtari ka punuar në prapaskenë për marrëveshje me Derby, të cilën tashmë e ka arritur.

Ai duhet të pres deri në janar, para se të kthehet në fushën e blertë.

Komento: