Roy Keane kritikon ashpër Ronaldon dhe lojtarët e tjerë të Manchester United

19:45 | 06 Nëntor 2021

Keane kritikon ashpër Ronaldon me shokë pas derbit.

Roy Keane shkatërron Manchester United.

Nga studiot e Sky Sports UK, legjenda e United ka kritikuar ashpër Djajtë e Kuq pas humbjes 2-0 në derbin kundër Manchester City-t.

“Dukeshin si të dehur në kërkim të një sherri për nga mënyra si luanin dhe lëviznin. Ka qenë një humbje më e rëndë se ajo kundër Liverpool”, ka thënë Keane.

“Kanë qenë inferiorë ndaj City-t në gjithçka: djem kundër burrave, është e pabesueshme”.

Komento: