Rrahje në Pejë, 3 të lënduar e 3 të arrestuar

00:02 | 27 Mars 2023

Rrahje në Pejë, në një lokal, 3 të lënduar e 3 të arrestuar.

Një tjetër rrahje ka ndodhur sot në Komunën e Pejës, saktësisht në një lokal në fshatin Nabërgjan.

Si pasojë tre persona kanë marrë lëndime kurse tre të tjerë janë arrestuar e dërguar për intervistim në stacionin policor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:35 Policia është njoftuar për rrahje në një lokal në fshatin Nabergjan të Pejës. Gjatë përleshjes tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Pejës ndërsa tre të tjerë janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor në Pejë”, tha Gashi.

Komento: