Kapiteni i Kombëtares se Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një postim në rrjetet sociale ku është kundër shkarkimit të Albin Kurtit.
Në një postim në InstaStory, Amir Rrahmani ka reaguar para gjysmë ore e ku postimin e tij e ka shoqëruar me një fotografi ku janë Hasan Prishtina, Fan Noli dhe në fund Albin Kurti.
“Asnjëherë nuk jam marr me politikë, por në një situatë pandemike të kenë më shumë rëndësi interesat personale se sa shëndeti i kosovarëve, nga të cilët nesër do të kërkojnë votën prapë, është e pakuptueshme”, ka shkruar Rrahmani.