Futbollisti i kombëtares kosovare, Amir Rrahmani ka folur nga izolimi në Itali dhe thotë se është mirë.
Amir Rrahmani është njëri prej shumë futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali, vendi në Evropë më i prekur nga pandemia COVID-19, që ka infektuar afër 100 mijë persona dhe ka mbytur mbi 10 mijë, raporton Express.
Sido që të jetë, kapiteni i Kombëtares së Kosovës thotë se është mirë, edhe pse ky virus ndryshoi rrënjësisht planet e të gjithëve.
“Ndihem mirë tani”, ka thënë kapiteni i Kosovës në T7, duke treguar se ka biseduar edhe me Samir Ujkanin dhe Marash Kumbullën, të cilët luajnë në Itali.
“Kam folur edhe me Kumbullën dhe Ujkanin dhe të dy janë mirë. Jam i lumtur për ta”.
“Planet ishin ndryshe, tani duhej të isha i grumbulluar me Përfaqësuesen. Planet kanë ndryshuar komplet”.
Pas Italisë, Spanja është vendi më i prekur në Evropë me mbi 6 mijë vdekje dhe afër 80 mijë të infektuar.