Rrahu gruan me kabllo të televizorit, gjykata në Gjakovë i ngrit aktakuzë

14:46 | 16 Nëntor 2022

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.J, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar se, në komunën e Gjakovës, i në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri B.J, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes se tij L.Q.

“Gjakovë, 16 nëntor 2022- Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.J., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Aktakuzë ndaj personit që sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Gjakovë, 16 nëntor 2022- Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.J., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 09 janar 2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri B.J., me dashje i shkakton lëndime trupore, të dëmtuarës-bashkëshortes se tij L.Q., viktimë e ndjeshme, si pasojë e viktimizimit të përsëritur, ku pasi i pandehuri kthehet në shtëpi ne gjendje të dehur, pa asnjë arsye fillon ta godas me grushte dhe me një kabull të televizorit nëpër trup pa kontroll, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar ndrydhje të indeve të buta të kokës, ndrydhje dhe gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e krahut të djathtë dhe në regjionin e barkut.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri B.J., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Komento: