Rrëfimi i kamerierit kosovar që u përmend sot nga ish- presidenti Bill Clinton

21:22 | 12 Qershor 2019

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në fjalimin e tij sot veçoi një kosovar i cili i ka mbetur atij në memorie. Është kosovari Arben Hysenaj, ai i cili ishte ulur në gjunjë për ta falënderuar ish-presidentin amerikan.

Hysenaj, sot në një rrëfim ekskluziv për Insajderin, tregoi detajet e atij takimi me Clinton ku ai punonte si kamerier në njërin nga restorantet më të njohura në New York.

http://video.gjirafa.com/kamarieri-i-cili-iu-gjunjezua-per-ta-falenderuar-presidentin-clinton-flet-ekskluzivisht-per-insajderin-2

“Ishte një takim shumë spontan dhe shumë interesant. Unë isha duke punuar kamerier në njërin nga restorantet shumë të njohura në New York, i cili ka pronarë dy shqiptarë. Aty erdhi presidenti dhe pata një ndjenjë të veçantë, në ato momente kur e takova më erdhi një ide që ta falënderoj në emër timin dhe në emër të të gjithë kosovarëve për ndihmën që ai i ka bërë Kosovës”, tha fillimisht Arben Hysenaj, i cili tregoi se kjo ngjarje ka ndodhur më 17 shkurt të 2017-së, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai për Insajderin shpalosi detaje të hollësishme të këtij takimi.

Gjatë intervistës, Hysenaj zbuloi edhe një detaj tejet interesant, fotografia e parë e realizuar nuk i kishte dalë mirë andaj pati një kërkesë për ish-presidentin, se cili ishte reagimi i Clinton a ia doli ta realizoi për herën e dytë fotografinë ndiqni intervistën.

Rrëfimin e plotë mund t’a ndiqni këtu.

Komento: