Rrëfimi prekës i Loredanas: Nëna kishte kancer, babai u nda nga jeta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rrëfimi prekës i Loredanas: Nëna kishte kancer, babai u nda nga jeta

08:53 | 18 Dhjetor 2019

Hana mbush 1 vjet, Loredana bën rrëfimin prekës: Nëna kishte kancer, babai u nda nga jeta.

Vajza simpatike e Mozzik dhe Loredana, Hana ka mbushur një vjet.

Dhe padyshim me këtë rast nuk ka munguar urimi i nënës së saj, reperes së njohur, Loredana, shkruan Indeksonline.

Përmes një statusi në Instagram ajo ka përshkruar si ishte ky vit për të duke uruar në fund më të mirat për vajzën e saj të vetme.

Madje ajo përmendi edhe ndarjen nga Mozzik gjë të cilën asnjëherë nuk e kishte menduar se do të ndodhte.

Statusi i saj i plotë:

“E pabesueshme sa shpejt kaloi një vit! Si ishte jeta ime këtë vit?

Mami kishte kancer dhe për fat të mirë e mposhti.

Babai po vdi-ste ndërkohë që unë akuzohesha në media për mashtrim. Pas kësaj babi u nda nga jeta.

Më pas erdhi ndarja me Mozzik. A duhet t’ju tregoj çfarë viti kam pasur?

Një vit të trishtë, por në të njëjtën kohë vitin më të bukur sepse ti Hana ekziston.

Shpeshherë mendoj nëse po bëj gjithçka në rregull apo a ia vlen të bëj kaq shumë para kur jeta personale është e kufizuar?

Ne jetojmë me idenë se nesër është dita e fundit! Por ndryshe si supozohet të përmbush të gjitha dëshirat e tua? Kush do të ta blejë një qenush nëse ti do? Kush do paguajë për një vizitë në kopshtin zoologjik nëse ti do që të shohësh kafshët? Si supozohet të t’i ofroj të gjitha këto nëse nuk bëj miliona? Ndoshta ti nuk do miliona që të shkosh në kopshtin zoologjik, por të duhen miliona për të pasur një shtëpi.

Të duhen para që të jesh e lirë dhe të mos varesh nga askush! Ti nuk e di si të vjen jeta! Ndoshta edhe ty mund të të ndodhë që të martohesh, të bësh një bebe dhe të përfundosh e vetme me fëmijën tënd e cila do jetë jeta jote, rrahja e zemrës tënde, fryma jote. Dhe do të duhet të vareshit nga paratë e bashkëshortit, për t’i ofruar fëmijës një shtëpi të ngrohtë.

Mos më keqkuptoni, unë i uroj vajzës time të kundërtën që më ka ndodhur mua. Unë kurrë nuk e mendoja se do martohesha, të ndahesha dhe të përfundoja si mama beqare, por të jem e drejtë, ia kam dalë. Unë punoj dhe shfrytëzoj çdo sekondë të lirë për Hanën. Gëzuar ditëlindjen Hana dhe tani madje po vjen në “Turneun 2020”.

Komento: