Rrëfimi prekës i nënës së 28 vjeçarit nga Mitrovica: Kjo është fjalë e fundit që ma tha – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rrëfimi prekës i nënës së 28 vjeçarit nga Mitrovica: Kjo është fjalë e fundit që ma tha

15:08 | 23 Prill 2019

28 vjecari Visar Behrami nga Mirtrovica dje ka humbur jetën tragjikisht pasi objekti ku po punonte është shëmbur.

Pas kësaj ngjarje të rëndë është deklaurar edhe nëna e Visarit, Azemine Behrami.

Ajo kishte shpresuar se do ta gjente të gjallë nën rrënoja të ish-hotel ‘Adraitiku’ në Mitrovicë, përcjell ORAinfo.

E pamja të kjo familje ka filluar, ndërsa nanë e tij ka treguar momentet e fundit me të birin.

Më poshtë e gjeni të plotë rrëfimin e nënës së Visar Behramit:

Unë jam nana e Visarit. Visari dje u shku në punë, unë e kam përcjell e më ka thanë: ditën e mirë.

E kah ora tetë e akshamit tuj këqyr ndodhi qajo. Të sigurt nuk ishim që ai, se i kish nda ai shefi disa anej e disa anej.

Edhe, kur thanë “njo ka mbet në dhe nuk po muj e nxjerrin”. Tani kanë nga të gjithë, falemnderit prej tyre.

Deri kah në 12 e kanë gjet, na mbajshim ymyd që ishte gjallë. Kush e ka kujtu vdekjen e tij?… Kush ka fiqiru. I gjallë shkoi, i vdekun me erdh…

As s’ka pas sigurim as gja të gjallë. Nga 10 euro e ka pagu… As sigurim as gja të gjallë.

Komento: