
Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviq, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit.
Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit, shkruan abcnews.al,
Ndalimi vlen për: rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra. Shkelësit i nënshtrohen gjobave prej 350 deri në 500 euro.
“Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit, një kulture sjelljeje dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta publike”, shtoi Popoviq.