Rreth 100 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji në Hani i Elezit

15:05 | 11 Korrik 2022

Hani i Elezit: Rreth 100 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji.

Rreth 100 qytetarë të Hanit të Elezit dyshohet se janë helmuar nga uji.

Rasti ka ndodhur të dielën mbrëma.

Kryetari i Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, tha për Klankosova.tv se personat që dyshohet se janë helmuar kanë marrë trajtim mjekësor.

Ballazhi tha se simtomat e paraqitura tek këta persona janë vjellje, jashtëqitje dhe temperaturë.

Ai theksoi se në asnjë nga rastet nuk është paraqitur gjendje më e rënduar.

“Që nga mbrëmë rreth orës 20:00 kane filluar te vijnë të dyshuar nga helmimi në QKMF të marrin ndihmën e parë për shkak të simptomave të vjelljes, të barkqitjes dhe temperaturës e që thonë se ky është helmim. Helmimi dyshohet se mund të ketë ardhur nga uji, megjithatë nuk ka ende ndonjë analizë se nga saktësisht vjen ky helmim” – tha Ballazhi.

Kreu u Hanit të Elezit shtoi se për rastin është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Mehmet Ballazhi tha se janë në pritje të rezultateve.

“IKSHPK-ja është i njoftuar, i cili ka shkuar edhe i ka marrë mostrat në fshatin Gorancë për të bërë analizat dhe për të parë se çka në fakt është duke ndodhur. Deri para rreth një orë diku rreth 100 persona kanë kërkuar ndihmë, vinë herë pas here persona por jo në mënyrë masive, ka rënë numri siç ka qenë nga dita e djeshme në orët e vona të mbrëmjes”, ka thënë ai.

Javën e kaluar mbi 200 persona në Kaçanik kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të helmimeve, që kanë rezultuar të jenë për shkak të ujit të pijshëm që nuk i ka plotësuar standardet.

Komento: