Rreziku nga koronavirusi: Çka është vet-izolimi dhe kush ka nevojë ta bëjë atë?

11:06 | 10 Mars 2020

E gjitha bota është prekur nga koronavirusi i cili po shuan shumë jetë.

Miliona njerëzve u është treguar që të qëndrojnë të mbyllur dhe të shmangin kontakte me njerëzit e tjerë.

Me një numër total të njerëzve të infektuar në gjithë botën nga virusi i njohur si COVID-19, tani qëndron mbi 90,000 të infektuar, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka lajmëruar që edhe më shumë njerëz duhet të izolohen që të parandalojë shpërndarjen e këtij virusi, raporton “Independent”, transmeton lajmi. net.

Vet-izolimi shihet si një teknike e rëndësishme dhe mbron publikun nga virusi. Por, çka nënkupton vet-izolimi dhe kush duhet ta bëjë atë? Këtu keni të gjitha informatat që duhet të dini.

Çka është vet-izolimi?

Vet-izolimi ndihmon të tjerët dhe ndalon përhapjen e infeksioneve të ndryshme si ky i fundit koronavirusi.

Çdo personit që u është thënë të vet-izolohen, duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të shmang kontaktet me njerëzit e tjerë që ti mbrojë ata nga shpërndarja e kësaj sëmundje tek anëtarët e tjerë të familjes, tek shokët apo edhe gjithë komuniteti.

Duke u bazuar në Shëndetin Publik të Anglisë, kjo nënkupton shumë:

Qëndroni në shtëpi,

Mos shkoni në punë, shkollë, apo vende publike,

Mos përdorni transport publik si autobusë, taksi, tramvaj apo tren,
Shmangni vizitorët në shtëpinë tuaj,

Pyetni shokët, anëtarët e familjes apo persona të tjerë që ti kryejnë shërbimet e nevojshme për ju, si sendet ushqimore, medikamente apo pazarin.

Çka ju duhet që të vet-izoloheni?

Së fundi, Shëndetin Publik i Anglisë tregoi që vet-izolimi është i përshtatshëm tek një numër i veçantë i njerëzve duke përfshirë ata që presin rezultatet për koronavirusin dhe ata që kanë kontakte të afërta me personat e infektuar.

Këto vende janë më të prekurat nga koronavirusi, dhe preferohet që të aplikohet vet-izolimi: Irani, Italia, Korea, Vietnami, Kambodia, Kina, Tailanda, Japonia dhe Singapori.

Si të vet-izoloheni nëse jetoni me persona të tjerë?

Është me rëndësi që secili që vet-izolohet mund ta shpërndajë virusin tek anëtarët e tjerë në shtëpi. Shëndeti Publik i Anglisë, rekomandon që dhoma duhet të jetë e ventiluar mirë me dritare të hapura, e ndarë nga personat e tjerë të shtëpisë dhe të përdorë një tualet të ndarë.

Komento: