Rreziku nga koronavirusi, Franca merr këtë vendim për të gjitha ndeshjet e futbollit

16:54 | 10 Mars 2020

Koronavirusi ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Francë.

Të gjitha ndeshjet në Ligue 1 dhe Ligue 2 në Francë, do të luhen pa tifozë, deri më 15 prill.

Rritja e madhe e të infektuarave me koronavirus nëpër botë, ka ‘paralizuar’ edhe botën e sportit.

Serie A tashmë ka vendosur t’i shtyjë ndeshjet, ndërsa në disa liga tjera do të luhen pa tifozë.

Është tani Federata e Futbollit të Francës që ka vepruar, duke i mbyllur stadiumet në Ligue 1 dhe Ligue 2.

Ndeshjet pa tifozë në Francë do të zhvillohen deri më 15 prill.

Komento: