Rreziku nga koronavirusi, La Liga me vendim të papritur

12:12 | 10 Mars 2020

La Liga ka vendosur që dy xhirot e radhës të luhen pa shikues.

Dy xhirot e radhës të La Ligas pritet të luhen pa shikues, shkaku i frikës nga koronavirusi, shkruan gazeta “Marca” të martën.

Raportohet se klubet e La Ligas spanjolle dhe ato të Kategorisë së Dytë të Spanjës janë informuar tashmë për vendimin për të luajtur pa shikues.

Është vendim i qeverisë, ndërsa do të bëhet zyrtar pas takimit të Këshillimit të Ministrave.

Real Madridi do të pësojë më tepër nga ky vendim, pasi ishte paraparë të luante dy ndeshjet e radhës në shtëpi, kundër Eibarit të premten dhe Valencias më 21 mars.

Komento: