Rreziku nga koronavirusi, Milan del me njoftim të ri

11:08 | 14 Mars 2020

Trajnimi i AC Milan fillimisht ishte planifikuar të vazhdojë të hënën.

Por kjo nuk do të ndodh pasi klubi ka njoftuar një datë të re, pas shpërthimit të Coronavirus në të gjithë botën dhe veçanërisht në Itali.

Të pesë ligat e para evropiane janë pezulluar për shkak të virusit, përcjell ORAinfo.

Deri me tani asnjë lojtarë i Milanit nuk është i konfirmuar me koroanvirus, dhe kjo ka bërë që klubi të marrë vendim që të shtyjë deri me 23 mars mbajtjen e seancave stërvitore.

Në faqen e tyre zyrtare, Milani njoftoi se lojtarët do të rikthehen në Milano në 23 Mars.

Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë shpejt dhe mbetet për tu parë nëse ky vendim do të qëndrojë. /ORAinfo/

Komento: