Rreziku nga koronavirusi, Milan merr vendim të papritur

10:16 | 28 Mars 2020

Koronavirusi ka pushtuar edhe futbollin në gjithë botën.

Për shkak të COVID-19, Milani ka shtyrë stërvitjet për një datë të pacaktuar

Milani ka njoftuar se s’do të kthehen në stërvitje deri ditën kur njerëzit kompetent të japin dritën e gjelbër për ta bërë një gjë të tillë, pasi vendi po përballet me armikun e frikshëm dhe të padukshëm, koronavirusin.

Italia është totalisht e mbyllur deri me 3 prill, por duke parë situatën që nuk po përmirësohet, vështirë se do të kthehet normaliteti edhe për një kohë për shkak të COVID-19.

Pas Napolit dhe Lazios, tani edhe Milani ka njoftuar se s’do të dalin në stërvitje deri në njoftimin e radhës.

Komento: