Rrëzohet një punëtor nga ndërtesa ku po punonte, merr lëndime të rënda

12:57 | 24 Tetor 2020

Një punëtor rrëzohet nga ndërtesa ku po punonte, merr lëndime të rënda.

Një person është lënduar rëndë gjatë punës në një firmë në Gjakovë.

Vik.tima mashkull është rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrave, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore.

I njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Fsh. Skivjan, Gjakovë 23.10.2020 – 15:40. Raportohet se vik.tima m/k, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ishte duke punuar në një firmë vendore dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 6 (gjashtë) metrave. I njëjti me autoambulancë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: