Rritet edhe më tepër çmimi për shkuarje në Haxh, këtë vit mbi 6 mijë euro

12:50 | 21 Mars 2023

Bashkësia Islame e Kosovës është deklaruar në lidhej me shkuarjen në Haxh, edhe për këtë vit.

Në kuadër të kësaj, BIK njoftoi se çmimi për të shkuar në Haxh në këtë vit është 6 mijë e 350 euro.

Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite si dhe aviotransportit.

Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5 mijë e 700 euro

Komento: