Rritet niveli i sigurisë ndaj kryeministrit, Mbrojtja e afërt e pajisur me çanta antiplumb

14:06 | 28 Maj 2020

Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Prishtinës.

Gjatë kësaj vizite është vërejtur rritja e sigurisë ndaj kryeministrit në detyrë.

Pjesëtarët e sigurimit tani me veti po bartin çanta të zeza të cilat shndërrohen në antiplumb.

Kryeministri Kurti vazhdimisht po shoqërohet nga mbrojtja e afërt të cilët në numër janë njëjtë si në të kaluarën, mirëpo tani ata po bartin pajisje speciale për të siguruar jetën e Kurtit në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.

Rikujtojmë se Kurti së fundi ka pranuar kërcënime nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, mirëpo deri tani nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj organizate.

Komento: