Rritet numri i rasteve aktive në Kosovë

09:05 | 04 Janar 2022

540 raste aktive me koronavirus në Kosovë

540 raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e kësaj ministrie, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 161 mijë e 598 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 2 mijë e 991 kanë ndërruar jetë, ndërsa 158 mijë e 67 janë shëruar.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 674 mijë e 839 doza të vaksinës.

Deri më sot 783 mijë e 180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento: