Rritja e rasteve të reja, vjen reagimi i ministrit të Arsimit

19:03 | 16 Tetor 2020

Ditëve të fundit ka nisur të rritet nurmi i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Kanë filluar të rriten rastet me Covid-19, ndërsa ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur për fëmijët tanë.

Ai thotë se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë, shkruan Indeksonline.

“Rastet me COVID-19 kanë filluar të rriten. Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur për fëmijët tanë, sepse asnjë skenarë tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përgatitur edhe për skenarë të tjerë, por ju lutem nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave në përgjithësi, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë!”

Komento: