Rritje e frikshme e numrave: 177 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12:09 | 29 Qershor 2022

177 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Edhe 177 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Këto raste vijnë pas 986 testimeve të bëra.

Numri i rasteve aktive tanimë ka arritur në 486.

Në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Ndërkaq janë shëruar 13 persona.

Komento: