Rrokulliset një veturë në fshatin Budakov të Suharekës, lëndohen dy persona

15:20 | 22 Qershor 2024
rrokulliset-nje-veture-ne-fshatin-budakov-te-suharekes,-lendohen-dy-persona

Një vetaksident ka ndodhur gjatë orës 11:40 në fshatin Budakov të Suharekës.

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se zjarrfikesit shpëtuan 2 persona ku kishin mbetur te mbyllur në vetur.

Sipas pamjeve vetura është rrotulluar, ku edhe ka përfunduar jashtë rrugës. “Rreth ores 11:40 min ka ndodhur një vetaksident në Fshatin Budakov ku kanë mbetur të lënduar 2 persona,intervenimi shpejt nga zjarrfikesit shpëtuan 2 persona ku kishin mbetur te mbyllur në veturë”, thuhet në njoftim.

Komento: