Rruga “Muharrem Fejza” shtrohet në asfalt gjatë kohës kur është e mbushur me ujë nga shiu

09:57 | 01 Tetor 2020

Kryeqyteti po përballet me në kaos të pararë qe nga paslufta.

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, po kryhen punimet edhe gjatë kohës kur është duke rënë shi.

Gjithë ditës së djeshme “Vrojtuesit e Lagjes”, kanë publikuar pamje në Facebook, ku shihet se gropat në rrugë që janë të mbushura me ujë nga shi shtrohen me asfalt.

Po ashtu janë publikuar pamje dhe se si pas reshjeve të shiut janë mbushur me ujë disa rrugë në kryeqytet.

Kujtojmë se çdo herë pas reshjeve të mëdha të shiut, shumica e lagjeve në kryeqytet vërshohen nga uji.

Pamje të tilla janë publikuar dje në lagjen “Aktash”.

Komento: