Rrustemi i VV-së me video-mesazh: Kërcënimet e Vuçiqit nuk na shqetësojnë

09:50 | 20 September 2024
rrustemi-i-vv-se-me-video-mesazh:-kercenimet-e-vuciqit-nuk-na-shqetesojne

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka komentuar shtrimin e disa “kërkesave” nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në drejtim të Kosovës.

Sipas Rrustemit, kërcënimet e Vuçiqit nuk e befasojnë.

Madje, Rrustemi është treguar edhe trim, duke thënë se këto kërcënime nuk e frikësojnë atë dhe të tjerët në VV.

“Padyshim sulmet dhe kërcënimet e presidentit serb as nuk na befasojnë, as nuk na shqetësojnë e frikësojnë” – tha ndër të tjera Rrustemi.

 

Komento: