Rudari ia dorëzon Bulliqit postin e kryetarit, të dy shtrëngojnë duart

12:08 | 07 Dhjetor 2020

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë sot betimin si kryetar i ri kësaj komune para asamblistëve të Kuvendit Komunal në Podujevë.

Pas kësaj Bulliqit i është dorëzuar detyra e kryetarit nga ish-nënkryetari dhe kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari.

Bulliqi dhe Rudari kanë shtrënguar duart pavarësisht dallimeve që kanë dhe se në garën për të parin e Podujevës ishin kundër kandidatë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut. Sipas rezultateve në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 51.9 për qind të votive.

Komento: