Rusia jep lajmin e madh: Kemi gati vaksinën kundër Covid-19, deri më 10 gusht – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rusia jep lajmin e madh: Kemi gati vaksinën kundër Covid-19, deri më 10 gusht

13:43 | 29 Korrik 2020

Befason Rusia: Kemi gati vaksinën kundër Covid-19, deri më 10 gusht.

Në situatën e pandemisë shtetet janë në garë edhe për nxjerrjen e vaksinëns kundër Covid-19.

Së fundmi një zyrtar rus, Kirill Dmitriev, ka dekluaruar për CNN, se po punohet për miratimin e vaksinës në 10 gusht apo ndoshta edhe më parë.

Sipas tij, vaksina është krijuar nga Instituti Gameleya me seli në Moskë, ndersa thotë se të parët që do ta marrin vaksinën janë punonjësit e shëndetësisë.

“Është një moment i ngjashëm me Sputnikun”, tha Kirill Dimitriev, kreu i Fondit të Shëndetësisë në Rusi, që ka financuar kërkimet për vaksinë në Rusi, duke iu referuar daljes në hapësirë të satelitit të parë në kohën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1957. “Amerikanët u befasuan kur dëgjuan sinjalin e Sputnikut. Njëlloj do të ndodhë edhe me vaksinën. Rusia do të ketë arritur e para ta bëjë”.

Megjithatë, Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore për vaksinën dhe CNN nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e autoriteteve ruse për efektivitetin dhe sigurinë e saj.

Vende të ndryshme të Botës po bëjnë dhjetra testime për vaksina tëndryshme, ende nuk ka rezultate konkrete, për miratimin e një vaksine që të përdoret masivisht.

Komento: