
Ryva Kajtazi është një prej këngëtareve më të pëlqyera kosovare.
E nisi fillimisht karrierën si aktore për t’u bërë më vonë shumë e suksesshme edhe në fushën e muzikës, shkruan ORAinfo.
Ryva është shumë e përfolur edhe për jetën e saj private dhe shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo se fundmi po merr pjesë në përgatitjen e emisioneve festive për Vitin e Ri.
Ryva ka publikuar një video ku shfaqet në shoqëri të këngëtares, Mimoza Mustafës.
Të veshura të dyja me fustan të bukur, ato po shkëlqejnë pranë njëra-tjetrës.
Cila e ka bërë përzgjedhjen me të bukur në veshje? /ORAinfo/
