Ryva Kajtazi me një foto dhe mesazh emocionues tregon se është shtatzënë

10:25 | 09 Mars 2020

Ryva Kajtazi është një prej këngëtareve më të pëlqyera kosovare.

E nisi fillimisht karrierën si aktore për t’u bërë më vonë shumë e suksesshme edhe në fushën e muzikës, shkruan ORAinfo.

Ajo tani është shtatzënë. Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja duke publikuar disa foto ku shfaqet me bark të fryrë.

Ajo këto fotografi i ka përshkuar me një mesazh emocionuese.

Gëzimi i një nëne fillon kur nje jetë e re i lulëzon nga brenda … kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurr vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbel”, ka shkruar Ryva. /ORAinfo/

Komento: