Ryva po e shijon në maksimum rritjen e temperaturave, kaq me stil është veshur me dalë për kafe

18:06 | 24 Mars 2022

Ryva Kajtazi, është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Ani pse karrierën e nisi si aktore, Ryva vëmendjen më të madhe nga audienca e pati kur ajo u prezantua në skenë me këngët e saj, shkruan ORAinfo.

Tani, ajo është shumë kërkuar në dasma dhe ahengje familjare, ku mundohet të bëjë për vete me zërin e saj një numër të madh të pranishëm.

Përveç profesionit, Ryva kujdeset shumë edhe të shijojë jetën.

Në këtë ditë me diell e me ngritje të temperaturave, Ryva është shfaqur në disponim të mirë,.

E veshur sportive e me shumë stil, këngëtarja po shkëlqen derisa po pinë kafe. /ORAinfo/

Komento: