S” ka kush që e ndal Milanin, i hidhet pas këtij lojtari

14:19 | 20 Nëntor 2021

Milani, thuhet se është duke mbajtur kontrolle për mesfushorin e Bordeaux, Jean Onana, i cili ka bërë një punë të mirë në Ligue 1 deri më tani këtë sezon.

Daniele Longo, ka raportuar se përveç vëmendjes së Renato Sanches dhe Ali Cho, Milani po ndjek edhe talentet e tjerë më të rinj të Ligue 1.
Onana është cilësuar si një ‘emër surprizë’ që ka tërhequr vëmendjen e klubit, pasi ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një herë deri më tani,përcjell ORAinfo.

Meqenëse Milani po vëzhgon zhvillimin e Yacine Adli, ata janë impresionuar gjithashtu nga zhvillimi i Onanës. Interesi për të është i fortë dhe ndërsa nuk kanë filluar bisedimet, Paolo Maldini dhe Ricky Massara mund të përdorin marrëdhënie të mira me Bordeaux për të eksploruar këtë rrugë në të ardhmen./ORAinfo/

Komento: