Sa i madh është Fonseca – i dërgon mesazh të papritur Mourinhos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sa i madh është Fonseca – i dërgon mesazh të papritur Mourinhos

23:20 | 15 Maj 2021

Trajneri në largim i Romës, Paulo Fonseca, ka folur pas triumfit në “Derby della Capitale”.

Fonseca duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, theksoi se ai është i gatshëm për çfarëdo konsultimi me trajnerin e ardhshëm të Romës, Jose Mourinhon.

“Nuk jemi dëgjuar ditëve të fundit, por Jose e di që jam këtu për ta ndihmuar atë, për ta ndihmuar Romën”, tha ai.

“Nëse ka nevojë për ndonjë konsultim apo këshillë jam këtu dhe gati për ta ndihmuar atë”, tha Fonseca.

“E ardhmja? Nuk di asgjë. Futbolli italian më pëlqen, por në këtë moment nuk e di çfarë do të ndodhë”, përfundoi Paulo Fonseca.

Komento: