Sabri Fejzullahu me fjalë prekëse pas vdekjes së Ismet Bogujevcit: “Sot dashta me të taku…”

11:25 | 13 Maj 2021

“Sot dashta me të taku…”, Sabri Fejzullahu me fjalë prekëse pas vdekjes së Ismet Bogujevcit.

Sot ka vdekur këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci, lajmin për vdekjen e këngëtarit e bëri djali i të ndjerit përmes rrjeteve sociale.

Këngëtari, Sabri Fejzullahu në rrjetin social “Instagram” ka bërë një postim prekës, teksa ka treguar se ka dashur sot të takoj e të ia uroj festën e Fitër Bajramit.

“Sot dashta me te taku , e me ta uru festen e Bajramit o Ismet.Zoti paska vendos me te dergu ne ate bote, ne kete dite te madhe , e smundem me than kurgjapo qe ma tha e gojen e shpirtin dhe mbeta pa fjale. E kishe urtesin e qytetrimit ooo Artist .Ngushellime gjithe popullit Shqiptare”, ka shkruar ai.

Komento: