Sadiku i VV-së zgjidhet kryetar i Kuvendit në Gjilan

16:52 | 06 Janar 2022

Arianit Sadiku zgjidhet kryetar i Kuvendit në Gjilan.

I propozuari nga Lëvizja Vetëvendosje, Arianit Sadiku, ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit Komunal.

Sadiku ishte në garë me kandidaten e propozuar nga Lidhja Demokratike, Shpresa Kurteshi-Emini.

Arianit Sadiku fitoi 18 vota, ndërsa Shpresa Kurteshi-Emini 17, njofton Klankosova.tv.

Sadiku u zgjodh nga votat e LVV-së dhe PDK-së, pasi këto dy parti bënë koalicion për qeverisje, ku Partia Demokratike do t’i udhëheqë katër drejtori dhe do ta ketë në dorë postin e nënkryetarit të komunës.

PDK-ja nuk propozoi kandidat..

Komento: