Sahatçiu: 135 familje të Kryeqytetit pranuan 70 euro ndihmë mujore për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private

20:31 | 09 Nëntor 2023
sahatciu:-135-familje-te-kryeqytetit-pranuan-70-euro-ndihme-mujore-per-regjistrimin-e-femijeve-ne-cerdhe-private

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur se sot, në emër të Drejtorisë së Arsimit ka nënshkruar kontratat me prindër të 135 fëmijëve për të filluar subvencionimin me nga 70 euro të kostos së tyre mujore në çerdhet private të licensuara nga Ministria.

“Nga 120 familje për të cilat u zotuam fillimisht të ju dalim në ndihmë me Besianë Musmurati, shtuam buxhet edhe për 15 familje të tjera që aplikuan dhe plotësuan kushtet. Kështu, secila familje përfitoi. Kjo politikë jo vetëm që ka ndihmuar përfshirjen e më shumë fëmijëve në edukim të hershëm dhe ka lehtësuar buxhetin e familjes, por gjithashtu  ka krijuar hapësirë për 135 nëna që të kthehen në tregun e punës. E jashtëzakonshme!”, ka shkruar Sahatçiu.

Komento: