Salih Mustafa e nis ballafaqimin me Specialen në Hagë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Salih Mustafa e nis ballafaqimin me Specialen në Hagë

08:32 | 28 Shtator 2020

Salih Mustafa nis ballafaqimin me Prokurorët e Specializuar në Hagë.

Ai sot do të paraqitet për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Mustafa ballafaqimin e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë në ora 15:00.

Paraqitja e parë e Mustafës do të jetë në seancë publike dhe mund të ndiqet live në faqen e Gjykatës Speciale.

Mustafa u bë emër i njohur ditën kur u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferua në Qendrën e paraburgimit në Hagë.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. Aktakuza publike e redaktuar mund ta lexoni KËTU.

Komento: