Sami Lushtakut i vdes një person i familjes

08:37 | 26 Nëntor 2020

Sami Lushtaku humb një nga personat më të afërm të familjes.

Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku ka humbur një nga pjesëtarët e familjes.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook njoftoi se është ndarë nga jeta motra e tij e vetme.

Lushtaku tha se Hana, ishte shtyllë e familjes dhe burim i pashtershëm i dashurisë.

Postimi i plotë:

Motra ime Hana kaloi në përjetësi.

Ishte hënë që ndriqoi jetët tona sikurse hëna që ndriqon natën. Ishte shtyllë e familjes, motër hasreti e burim i pashterrshëm i dashurisë për familjen.

Jemi rritur nga duart e saj të cilat na ushqyen me kujdesin më të madh. Jeta e saj ishte me plotë sfida por kurrë nuk njohu dorëzim.

Do të kujtojmë gjithmonë më dashurinë më të madhe! SL.

Komento: