Samir Ujkani lajmërohet nga karantina në Itali, ky është mesazhi i tij

22:39 | 15 Mars 2020

Italia është goditur fuqishëm nga virusi kinez, koronavirusi.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, përmes një video të publikuar në rrjetit sociale, ka treguar se është mirë ai dhe familja e tij pas ditëve të vështira që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këto ditë të vështirë, sidomos në Itali, ku i gjithë vendi është vet-izoluar dhe ka më së shumti persona të prekur në Evropë dhe po ashtu raste me fatalitet nga virusi COVID-19, raporton Express.

Ujkani kërkon durim pasi së shpejti ky ankth që ka kapluar gjithë botën do të marrë fund, e më pas Kosovë do të kërkojë të realizojë ëndrrën, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Të martën, përmes një videokonferenca UEFA do të mbajë mbledhje me 52 anëtarët e saj dhe do të vendoset përfundimisht nëse Euro 2020 do të shtyhet për vitin e ardhshëm, shkaku i koronavirusit që ka vënë në alarm gjithë botën.

Komento: